Jane Fonda ultimatum partnerit: 'Kujdesu për veten ose do të ndahemi'

Ajo është një ndër femrat më të njohura dhe të suksesshme të historisë e cila njihet për aftesitë e saj jo vetëm si shkrimtare por dhe në fusha të tjera, te tilla si modelimi, ose aktrimi.Ylli I filmit 'Georgias Rule' Jane Fonda, së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për partnerin e saj Richard Perry, nje producent muzikor I cili tashmë është 71 vjec. Ai vuan nga një sëmundje e quajtur Parkinson , por ajo që nuk I ka pëlqyer Jane Fonda ka qenë neglizhenca e partnerit me të cilin ndan një marrëdhënie 5 vjecare. Ajo u shpreh :"Nuk po më pëlqente situate e krijuar, kështu që I dhash Richard një ultimatum ose do të merrte më seriozisht sëmundjen e tij dhe do të bëhej ekspert në gjithcka që kishte të bënte me të , ose ne do t`I vepnim fund."Më pas Jane Fonda shpjegoi se si Richard Perry, ndryshoi dhe gjendja e tij shëndetësore ka nisur që të stabilizohet. Pavarësisht gjithckaje, ajo shpjegoi se ai dukej shumë I forte, dhe kjo gjë e habitste gjithnjë e më shumë. Tashmë edhe aktorja ka mësuar shumë gjëra përsa I përketë kësaj sëmundje, duke u përpjekur që t`I vijë në ndihmë dhe partnerit të saj.Përsa I përketë vetes shkrimtarja u shpreh :"Ndryshe nga Richard unë kam një system imunitar shumë të dobët dhe shpesh më është dashur që t`I nënshkrohem mjekimeve të ndryshme si dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Sa herë që unë nuk ndihem mirë, Richard më sjell mëngjesin dhe bën cdo gjë që unë të ndihem mirë." Përfundoi ajo.