Orlando Bloom merr veten nga ndarja me Miranda Kerr
Ndryshe nga ish bashkëshortja e tij e famshme Miranda Kerr e cila pas fundit të martesës nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet biseksuale, Orlando Bloom vazhdon që të ruajë modestinë dhe kjo gjë vihet re në deklaratat që jep.
Së fundmi aktorit Britanik ka pohuar se pothujase ka marr veten nga ngjarja e hidhur që ka ndodhur në jetën e tij, por end enuk ka nisur një romance. Edhe përse 37 vjecari përpara disa muajsh është footgrafuar në krahët e aktores Franceze Nora, duket se me këtë të fudnit nuk ka patur asgjë serioze. Që nga ai moment ai nuk është parë më me të.
Orlando Bloom pranoi për revistën 'The Times':"Pas një periudhe të gjatë kohore duke u ndjerë keq, dhe aspak mirë me veten time them se tashmë gjërat kanë ndryshuar. Kam nisur qe të pranoj realitetin por mbi të gjitha të bind veten se jam në fillimin e dickaje të re." Për këtë të fundit ai nuk pohoi se bëhet fjalë pikërisht për një lidhje.
Ai MIrandën vazhdon që ta respektojë dhe ta dojë jo vetëm si nënen e djalit të tyre Flynn por mbi të gjitha si pjesë të familjes. Për 3 vjecarin ai ka pranuar se gjithnjë përpiqet të bëjë më të mirën, dhe se fundi I martesës së ciftit nuk do të thotë se Orlando do të largohet nga ai. 'Jam babi I Flynn gjithnjë do të jem I pranishëm në jetën e tij , pavarësisht se cfarë mund të ketë ndodhur mes meje dhe MIrandës'Shtoi aktori.