Anastacia: 'Kanceri ishte një bekim për mua'!
Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme të të gjithë botën, e cila edhe përse prej një kohe të gjatë ka lënë pas dore karrierën artistike përsëri mbështetësit e saj interesohen për të dhe e vlerësojnë për pozitivitetin që ka. Bëhet fjalë per Anastacia emri I gjatë I të cilës është Anastacia Lyn Newkirk.
Kjo e fundit vititn e kaluar ka bërë ndërhyrjen e saj te dytë kirurgjikale, pasi zbuloi se I ishte shfaqur sërsih kanceri në gji. Ky ishte neje lajm tronditës për të gjithë, dhe kjo ishte një ndër arsyjet përse jemi habitur nga reagimi I saj. 45 vjecarja tejmase e qetë tha se gjithcka do të shkonte mirë dhe kështu ndodhi.Tashmë ajo ka dhënë një intervistë ku ka thënë se ndihet akoma dhe më femërore se më parë. Anastacia u shpreh :"Ndihem më femërore. Edhe përse në trup kam disa shenja për shkak të operacionit , mund të them se ndihem mirë me vetem. Madje spao ka përfunduar së shkruari dhe këngën `Broken Wings`, pasi shenjat I kam poshtë krahëve." Broken Wings në shqip përkthehet `Krahë të thyer` dhe krijuesja e shumë hiteve, duket se do të rrefejë se cfarë ka kaluar.Por pozitiviteti është ai që nuk mungon asnjëherë tek ajo. Anastacia e ka konsideruar kancerin si një bekim. Duke e ditur se kjo gjë tingellon e ciditshme për shumë persona , ajo shpjegoi duke thënë :"Kancerin e konsiderova si nje bekim përpara 10 vitesh kur u diagnostikova, të njejtën gjë bëra dhe herën e dytë, sepse kjo ishte një lufte që une mora përsipër dhe u shpalla triumfuese."