Halle Berry: Martesa ime funksionon! Jam krenare për bashkëshortin që kam!

Kohët e fundit janë përhapur thashetheme të ndryshme lidhur me martesën e Halle Berryt dhe bashkëshortit të saj Oliver Martinez. U tha se cifti I kanë dhënë fund gjithckaje dhe po jetonin të ndarë nga nejeri tjetrit.Shkak për këtë gjë u bë pikërisht Halle e cila sipas informatorëve,shqetësohej më shueme për kilogramët që fitoi nga shtatëzania se për djalin e sapoardhur në jetë, dhe kjo gjendje e kishte lodhur Oliver. Tashmë ylli I filmit 'Catwomen' ka dhënë një intervistë ku ka hedhur poshtë gjithcka të thënë më lartë, por mbi të gjitha duke theksuar se ishte shumë krenare për bashkëshortin."Unë dhe Oliver vazhdojmë që të jemi bashkë. Martesa jonë funskionon, dhe kemi një familje të lumtur. Madje mbi të gjitha mund të them se jam shumë krenare që ai është bashkëshorti im ." Shtoi ajo. Një tjetër vëmendje ju kushtua dhe rolit të saj si një nënë. Nuk ndodh shpeshq ë femrat në moshën 47 vjecare të bëhen nëna, sidomos nqs janë të famshme dhe kanë angazhime, por Halle e cilësoi këtë gjë si një bekim.48 vjecarja pranoi :"Unë jam shumë e lumtur që kam një tjetër fëmijë, një djalë, për mua është një bekim. Madje ajo që më pëlqen është se vajza ime Nahla më ndihmon. Edhe përse ajo është 6 vjec përsëri I ndërron pelenat, luan me vëllain e saj, fle me të dhe qëndrojnë gjatë gjithë kohës bashkë.'' Nahla është vajza që ka aktorja nga lidhja me modelin Gabriel Aubry.