Wiz Khalifa: Miley Cyrus konsumon një ton marijuane !
Rapperi I njohur Wiz Khalifa asnjëherë nuk e ka fshehur rëndësinë që kanë lëndët narkotike për te , por në një interviste etë dhenë ai ka thënë se tashmë ka një mike e cila është njësoj si ai, madje konsumon akoma dhe më shumë. Bëhet fjalë pikërisht për Miley Cyrus, yllin e serialit 'Hannah Montana'. Dy këngëtarët pas bahskëshpunimit të tyre të parë, me këngën '23', kanë filluar që te shoqërohen shumë me njëri tjetrin, dhe përse jo për të konsumuar marijuanë bashkë.
Në intervistën e dhënë Wiz Khalifa I cili I përketë moshës 26 vjecare dhe është martuar me ish të dashurën e Kanye West, Amber Rose pohoi :"Unë kam bërë disa këngë me MIleyn, dhe mund të them se shpesh ajo më duket si një top I madh me energji." Kur moderatori e pyeti përse , Wiz shtoi :"Është cmenduri por e vërtetë është. Ajo konsumon nje ton marijuanë në ditë."
Sigurisht që një deklaratë e tillle, nuk është aspak normale, prandaj Wiz shpjegoi :"Gjatë kohës që kemi qene në studio, cdo 5 minuta ajo më bënte të njëjtën pyetje : Wiz a kemi ndonjë gjë gati, kam shumë nevojë. Edhe përse konsumonim kjo pyetje përsëritej sërish pas 5 minutash." Ndërsa MIley Cyrus nëpër intervistat e dhëna është shprehur se asaj I pëlqen marijuana, por jo kokaina. 'Marijuana është droga e lumturisë. Madje mund të them se është më e mira në planet.' Sigurisht kjo është dhe një nga arsyjet e ndryshimit drastik të këngëtares 21 vjecare cila fillimisht u prezantua tek publiku si një vajzë e thjeshtë e cila ende kishte për të mësuar shumë.