Në maj publikohet albumi i Michael Jackson 'XCAPE'!
Muajin maj do te publikohet një tjetër album I këngëtarit të ndjerë Michael Jackson I cili është ndarë nga jeta në vitin 2009. Ky album do të përmbajë 8 këngë, dhe quhet 'Xcape'. Producenti I këtij albumi ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar se për cfarë bëhet fjalë. AI tha se në këtë album do te jenë disa këngë që Michael I ka publikuar por në një version tjetër për të cilin producentët kanë punuar shumë , si dhe disa kënge të tjera të cilat ai I kishte nisur perpara se të ndahej nga jeta.
'Dëshirojmë që t`I tregojmë botës kontributin që Michael Jackson ka dhënë për muzikën. Përpara se të ndahej nga jeta ai ka lënë disa këngë, për të cilat producentët kanë punuar shumë për një kohë të gjatë, dhe tashmë ka ardhur koha që të publikohen. Ky është një nder I vërtetë jo vetëm për mua por për te gjithë producentët pasi jemi disa. Madje mund të them se është nder dhe krenari për ne që t`I prezantojmë botës muzikën e Michael Jackson.' U shpreh ai.
Arsyeja përse albumi quhet `Xcape` është sepse midis 8 këngëve njëra prej tyre mban këtë titull. Këngën Xcape e ka shkruar vetë Michael Jackson si dhe Jerkins. Ai u nda nga jeta muajin qershor të vitit 2009, por muajin mars kengëtari kishte premtuar se do të performonte në 10 koncerte në Londër.