Taylor Swift: Tashme e mbrojtur nga fansi i cmendur !

Më në fund këngëtarja e njohur taylor Swift ëhstë e sigurtë nga fansi I saj I cmendur I quajtur Timothy Sweet. Duke filluar që nga viti 2011, Timothy ka qenë kërcënimi kryesor për Taylor aq sa e bënte atë që të mso ndihej e sigurtë. Në deklaratat që ajo ak dhënë është shprehur se ai I ka dërguar me miliona emaile, letra, ka bërë telefonata të njëpasnjëshme si dhe e ndiqnte në cdo hap që Taylor hidhte. Pasi kaluan kaq kohë krijuesja e hitit 'I Knew You Were Trobule' e ka paditur, duke shpresuar që ky makth për të do të marr fund.Tashmë gjykatësi ka marr vendimin e duhur, duke menduar mbi të gjitha për sigurinë dhe qetësinë e këngëtares. Ai ka vendosur që për plotë 3 vite Timothy Sweet të mos I afrohet Taylor por jo vetëm. Nqs ai do të tentojë që të takojë ose të qëndrojë afër prindërve të saj atëherë do të merren masa të rrepta për të.Timothy ishte tërësisht I dashuruar me këngëtaren, në cdo letër apo email që ai I shkruante tregonte gjithë dashurinë që ndjente pë rtë dhe mund të themi se kjo është arsyeja përse ai e ndiqte kudo. Madje ai mendonte se ata ishin të martuar së bashku dhe I ishte betuar taylor Swift se do të vriste cdo mashkull me të cilin ajo do të krijonte nje lidhje.