Vdes stilistja e modës L'Wren Scott

Personalitete botërore të artit kanë vlerësuar stilisten e modës, L'Wren Scott.E dashura e këngëtarit të Rolling Stones, Mick Jagger, është gjetur e vdekur të hënën në apartamentin e saj në Nju Jork.Modelja Naomi Campbell ka thënë se Scott “ka qenë mishërim i elegancës dhe feminitetit”.“Kjo është një humbje e tmerrshme dhe tragjike”, ka thënë Madonna.Aktorja Nicole Kidman, e cila ka qenë mike e Scottit për shumë vjet, ka thënë se është e shokuar me lajmin.Scott dhe Jagger kanë qenë në lidhje për më shumë se një dekadë.