Fotografi dëshiron të shoh Kanye West pas hekurave
Pak kohë më parë u bë publike skandali i rapperit Kanye West. Ai kishte sulmuar nje fotograf , i cili tashmë e ka paditur por nuk është mjaftuar me kaq. Ky i fundit quhet Daniel Ramos, dhe dëshiron që ta shoh sërsih në gjykatë krijuesin e hitit "Black Skiin Head" sepse mesa duket nuk është I kënaqur nga vendimi I marr për të. Pasi janë marrë parasysh shumë rrethana, gjykatësi vendosi që 36 vjecari të bëjë disa séance në menaxhimin e zemërimit. Kjo nuk është një qendër rehabilitmi por një vend ku mblidhen disa persona të cilët janë agresiv, ndajnë historitë e tyre me njëri tjetrin dhe mësojnë si të reagojnë në momentet që nevrikosen.Fotografi Daniel Ramos ka thënë se do t`I shkojë deri në fund kësaj cësthje dhe mesa duket , synimi I tij është të shoh Kanye West pas hekurave. Shpesh rapperi I ka bërë oferta të ndryshme për t`I dhënë shuma ete caktuara parash por Daniel I ka refuzuar. Ai ka thënë se asgjë nuk do mund ta shlyejë atë veprim, I cili quhet të gjykohet në mënyrë të drejtë.Përsa i përketë kësaj cështje ëhstë vërtetuar se rapperi nuk e ka goditur për asnje moment fotografin Daniel Ramos, por thjeshtë është përpjekur t`I marr me force aparatin. Jo pak herë Kanye ka treguar se nuk ndihet komod në praninë e fotografëve, por këte herë I shkaktoi vetes shumë probleme.