Martohet Andrea Bocelli

Këngëtari i njohur i muzikës Italiane Andrea Bocelli më në fund ka lidhur jetën me martesë me të dashurën e tij prej shumë vitesh Veronica Berti. Cifti e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Livorno dhe kanë qenë të rrethuar nga shumë miq dhe njërëz të dashur. Veronica është parë e veshur me një kostum ngjyrë të bardhë, dhe flokët i kishte të rregulluara bukur. Ndërsa këngëtari është fotografuar me neje kostum serioz ngjyrë të errët.Më pas tenori 54 vjecar së bashku me bahskëshorten e tij dhe të ftuarit, kanë vazhduar që të festojnë në vilën e tij në Forte dei Marmi. Ai gjithashtu është babai i tre fëmijëve. Muajin mars të vitit 2012, ka ardhur në jetë vajza e tyre e cila mban emrin e nënës Veronica.Në një intervistë që ai ka dhënë pak më ku ka folur për vajzën e tij të vogël Veronica ka thënë: "Kur dy njerëz duhen atëherë ardhja në jetë e një fëmijë është dicka normale . Është dicka që vjen shume natyrshëm." Andrea Bocelli më parë ka qenë i martuar me Enrica me të cilën i dha fund në viitn 2002, dhe në po të njëjtin vit ai ka njohur Veronicën. Kjo e fundit përvecse bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij është dhe menaxherja e këngëtarit Italian.[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]