Scarlett Johansson "Nuk dua të jem një objekt i deshiruar nga të gjithë"
Aktorja e njohur Scarlett Johansson e cila kohet e fundit është përfolur shumë se do të bëhet nënë per here të parë, ka dhënë neje intervistë ku ka folur për karrierën e saj artistike, të fejuarin francez si dhe planet që ka më këtë te fundit për të ardhmen. Sic dihet ajo ka marr pjesë ne filmin e suksesshëm të quajtur Captain Amerika, dhe mund të themi se i eshtë dashur të punojë shumë për këtë gjë, të cilën edhe e ka konfirmuar. Scarlet ka thënë :"Dëshiroja që të isha pjesë e dickaje të madhe, të kisha mundësi që të provoja veten time dhe aftësitë e mia. Jam e lumtur që pas gjithë asaj pun, kam arritur që të kem rezultat. "
Aktorja gjithashtu është e njohur edhe për bukurine e saj. Scarlett dhe njëkohësisht ish bahskëshortja e Ryan Reynolds, vlerësohet për format e saj trupore, si dhe për tiparet . Por aktorja ka thënë se kjo e fundit jo gjithnjë I pëlqen. "Është shumë mirë që të jesh një femër e bukur, por jo një object i dëshiruar nga të gjithë. Cdo femër e bukur gjithnjë është e dëshiruar dhe jo të gjithë mund të shohin përtej saj. Nuk më pëlqen kjo gjë sepse nuk zgjat shumë."
Përsa i përketë marrëdhënies që ajo ka me të fejuarin, i cili ëhstë një gazetar francez Scarlett Johansson u shpreh: "Jam shumë e lumtur dhe dua që të formoj një familje me të . Pra qëllimi ynë është që të martohemi në të ardhmen. E di që duhet të sakfrifikoj sepse nuk është dicka e thjeshtë të jesh një aktore dhe një bashkëshorte e nënë. Do ndihesha e kenaqur nga vetja nqs do të realizoja të paktën një film në vit, por njëkohësisht të qëndroja pranë familjes ."