Brënda burgut të Chris Brown

Pak më parë u bë me dije se këngëtari Chris Brown do të qëndronte pas hekurave deri në datën 23 prill pasi kishte shkelur urdhrin e gjykatësit dhe tashmë është zbuluar dhe ambjenti ku ai po qëndron. Në bazë të fotografive të shkrepura vihet re se ai nuk po qëndron në një vend higjenik, dhe luksoz sic është mësuar , por ky është vetëm fillimi. 23 orë të ditës Chris Brown do të qëndrojë në një dhomë larg të gjithë të burgosurve të tjerë , për të shmangur ngacmimet që ata mund t`I bëjnë. Në këtë dhomë kryesisht kanë qëndruar kriminelët më të mëdhenj, dhe njihet si 'Dhoma e sigurisë së lartë.'Kjo është një dhomë shume e vogël, Brenda të cilës ndodhet një krevat dhe tualeti. Në bazë të burimeve thuhet se ajo kundërmon dhe Chris I lejohet që të bëjë dush 1 herë në dy ditë. Chris Brown nuk I lejohet asgjë përvecse të mbajë disa libra për të lexuar në mënyrë që të kalojë kohën. Rekadsia e njophur e lajmeve TMZ, raporton se kjo ëshete një torture për këngëtarin, me të cilin nuk dihet se cfarë do të ndodh pas dates 23 prill.Në këtë date ai do të jetë sërish përballë gjykatësit, I cili do të marr vendimin përfundimtar për krijuesin e hitit 'Don't Judge Me'. Avokati I Chris Brown gjithashtu kërkoi dhe lirim me kusht për klientin e tij por kjo nuk është marrë parasysh. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]