Naomi Campell "Po përpiqem të lë duhanin"

Supermodelja me fame botërore Naomi Campbell sapo ka dhënë një intervistë ku ka patur rastin që të flas dhe për një nga zakonet e saj më të papëlqyera sic ëhstë dhe duhani. Prej një kohe të gjatë ajo ka thënë se po përpiqet që ta lërë , pasi dëshiron që të jetë një femër e shëndetshme. 43 vjecarja gjithashtu ka pozuar dhe për revistën "Shape" me një kostum të zi , dhe sigurisht linjat e saj trupore janë ato që nuk kanë të share.Sic dihet më parë Naomi Campbell ka patur probleme me alkolin dhe lëndët narkotike , por prej tyre ka hequr dorë kohë më parë. "Persoan të ndryshëm më kanë thënë se është më e vështirë që të lësh duhanin se alkolin. Unë I kam konsumuar të dyja dhe në fillim nuk e besoja këtë gjë, por tani që po e provoj I jap plotësisht të drejtëe atyre. Unë nuk kam një person që tymos , në shtëpinë e dikujt përfshirë këtu edhe timen, kështu që kam vendosur të heq dorë nga duhani, nuk dëshiroj të qëndroj në orët e vona të mbrëmjes jashtë për të tymosur." Ka thënë ajo.Më pas supermodelja e ka shmangur këtë bisedë duke thënë se po përpiqet shumë , kështu që nuk duhet të diskutohet më për duhan, ajo nuk duhet ta kujtojë këtë gjë. Përsa I përketë alkolit Naomi Campbell u shpreh :"Jam e lumtur pa alkol, madje kam zbuluar se ai më shkakton alergji. Tashmë jam më energjike se asnjëherë tjetër. Edhe nqs qëndroj vonë në mbrëmje dhe zgjohem herët kjo gjë nuk përbën problem për mua. Ndryshe nga më parë."