Kristen Stewart dhe Robert Pattinson: Beqarë të suksesshëm
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson edhe përse kanë dështuar në lidhjen e tyre, përsëri kur bëhet fjalë për karrierën artistike janë dy persona shumë të suksesshëm. Cifti janë fotografuar të ndarë nga njëri tjetri, duke xhiruar filmat e tyre në vende të ndryshme. Aktorja 23 vjecare është parë e veshur thjehstë dhe pa tualet në New York duke shkuar për të vazhduar xhirimet e filmit të saj më të ri të quajtur 'Still Alice' ku protagonistë janë disa emra të njohur.Këtu Kristen do të ketë rolin e Lidias, vajzës së Doktoreshës Alice Howland, të cilin e ka marr përsipër aktorja e njohur Julianne Moore. Kjo e fundit ëshete nominuar 4 herë për të qenë fituese e cmimit Oscar, dhe ka rolin kryesor në këtë film I cili ëshete bazuar në novelën e shkruar nga autorja Lisa Genova e cila gjithashtu ka ndihmuar edhe me skenarin e filmit. 'Still Alice' pritet që të publikohet vitin 2015.Ndërsa Robert Pattinson vazhdon xhirimet e filmit 'Life In Toronto', në Kanada. Ky I fudnit është një film I viteve 1950, dhe aktori ka rolin e një fotografi të quajtur Dennis Stock , I cili miqësohet me hollywoodianin James Dean, një rol ky që e ka marr përsipër Dane DeHaan. Edhe ky film njësoj si ai I Kristen Stewart do të shfaqet në rrjetin e kinemave vitin e ardhshëm.