Vetvritet e dashura e Mick Jagger
L'Wren Scott, e dashura e këngëtarit Mick Jagger u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan ditën e hënë. Policia informoi se 47-vjeçarja, me profesion stiliste ishte vetvarur për arsye ende të panjohura.Një zëdhënës i Jagger tha se këngëtari ishte tërësisht i shkatërruar nga mësimi i këtij lajmi. Zëdhënësi gjithashtu konfirmoi se ai dhe Scott vazhdonin të ishin të lidhur midis tyre."Scott ishte e pajetë në momentin e mbërritjes së ndihmës së shpejtë. Hetimet janë në vazhdim dhe jemi në pritje të përcaktimit të autopsisë për vdekjen e saj", deklaroi një burim për "Daily Mail".Scott u bë e njohur në industrinë e modës si stiliste, përpara se të lëshonte një linjë të sajën në 2006-n. Asaj iu kërkua këshilla për të dizenjuar fustanin e martesës së Angeline Jolie.















