Kim Kardashian dhe Kanye West kontratë me të ftuarit
Sapo është bërë publik një lajm i cili ka rezultuar i papëlqyer nga personat që do të jenë te ftuar në dasmën e Kanye West dhe Kim kardashians. Cifti i cili do të xhirojnë gjithcka për reality shown "Këping Up With Kardashians" nuk dëshirojnë që të persëritet e njëjta histori që ndodhi në fejesën e tyre. Ndër shumë të ftuarit njëri prej tyre xhiroi gjithcka në një video, dhe e publikoi, por kjo gjë nuk do të ndodh me dasmën . Ata do t'i japin të ftuarve nga një kontratë që do ta firmosin, si dhe nuk lejohen që të mbajnë me vetë telefonat ose aparatet fotografike.Cifti dëshirojnë që fotografitë e dasmës së tyre t'i shesin pas disa kohësh , dhe këtë gjë nuk duan që ta bëjnë miqtë përpara tyre. Burimi ka thënë: "Telefonat do të qëndrojnë larg vendit ku organizohet dasma. Në momentin që dikujt i duhet ta përdorë, do të jetë i shoqëruar nga një person i posacëm. Gjithashtu të ftuarit duhet që të nënshkruajnë një kontratë , dhe në rast se nuk i përmbahen atëherë Kim dhe Kanye do ti padisin menjëherë."Por këtë kontratë nuk do ta nënshkruajnë te gjithë. Sipas informatorit të lartpëmendur, Beyonce dhe Jay Z janë personat e besuar të rapperit 36 vjecar, dhe nuk do t'i bëhet një kërkesë e tille. Përsa i eperektë Jay Z , u tha se Kanye i kishte kërkuar që të bëhej dëshmitari i tij por ai nuk pranoi, dhe arsyeja përse ishte reality show i Kim.