Kesha lë qëndrën e rehabilitimit

Më në fund kenegëtarja Kesha ka lënë qendrën e rehabilitmit për tu rikthyer sërish në shtëpinë e saj. Ajo është fotografuar në aeroportin e Los Angelos e veshur thjeshtë por me shume stil .Kesha dukej e buzëqeshur dhe në nje formë të mirë. Ajo gjithashtu ka nisur edhe përdorimin e rrjeteve sociale të tilla si Twitter. Në profilin e saj zyrtar, Kesha ka postuar neje status ku shkroi: "Jam e lumtur që jam rikthyer sërish. Ndihem e shëndetshme dhe jam gati për të punuar për këngët e mia të reja. Nuk di se si t'i falenderoj të gjithë fansat e mi për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë. Pa ju nuk do mund tja dilja dot."Kesha ishte e shtuar në këtë qendër rehabilitmi për shkak të problemeve të saj me buliminë dhe anoreksinë. Fillimisht u përfol se ajo u ka patur dhe probleme me alkolin por nëna e saj 57 vjecare e ka hedhur poshtë këtë thashethem , duke pohuar se e bija asnjëherë nuk ka qenë një konsumatore e rregullt e pijeve alkolie. Më pas një burim pranoi se Kesha ka patur një romance me një regjizor të divorcuar të quajtur Darren Craig , por për këtë nëna e saj nuk e ka hedhur poshtë.Krijuesja e hitit "Tic Toc" gjithashtu ka anulluar turin e saj të koncerteve I cili niste në pranverë, pasi dëshiron që të shërohet plotësisht dhe të rikthehet më në formë se ansnjëherë tjetër përpara fansave të saj. Të paktën këte ka pranuar Kesha , e cila datën 1 mars festoi 27 vjetorin e saj. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]