Angelina Jolie do të operohet sërish nga kanceri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2014, 11:02
Angelina Jolie do të operohet sërish për të mundur përfundimisht rrezikun e sëmundjes nga tumori.Njoftimi është bërë gjatë një interviste në Entertainment weekly, revista amerikane e spektaklit:’Jam shumë me fat, kam mjekë shumë të mirë dhe një familje që është shumë pranë meje-tha Jolia- Po ashtu nuk mund të harroj dashurinë dhe mbështetjen e fansave të mi’.Nuk është hera e parë që zonja Pit i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tillë.Ajo është operuar nga mastektomia dyfishe edhe në 14 majin e kaluar. Ndërhyrja e tanishme ka për qëllim të stabilizojë përfundimisht sëmundjen duke e zgjidhur përfundimisht problemin që ajo ka.