Shakira "Ja cfarë bëj pë të mbajtur gjallë dashurinë"
Këngetetarja e njohur Shakira kohët e fundit ka nisur që të jap shumë intervista ku të flas për jetën e saj personale, dhe këtë gjë ka bërë edhe këtë herë për revistën e njohur 'Women's Health'. Këngëtarja e cila ka realizuar dhe nje set fotografik, ka dhënë disa detaje të marrëdhënies së saj me partnerin Gerard Pique, cfarë bën cifti për ta mbajtur gjallë romancën e tyre. "E rëndësishme është që dy persona të kalojnë kohë së bashku, por mbi të gjithë te argëtohen me njeri tjetrin. Gjithcka kthehet në të paharrueshme në momentin kur ata qeshin ." ka thënë ajo.Më pas Shakira pranoi: "Unë dhe Gerard pëlqejmë të njëjtat gjëra, mendojmë te njëjtat gjëra, kemi të njëjtat dëshira dhe kjo është dicka e cila na favorizon. Madje mund të them se edhe serialet tona te preferuara I ndjekim së bashku, pasi bëjmë të njëjtat zgjedhje.Mund të them se ndihem shumë mirë dhe e lumtur me ketë që unë jam dhe po jetoj momentalisht."Një vëmendje të vecantë ajo gjithashtu I ka kushtuar dhe paraqitjes së jashtme. Kur është pyetur se si ja bën për të qenë jashtzakonisht joshëse 37 Vjecarja u shpreh: "Mendoja se akush nuk do të ma bënte këtë pyetje, sepse mua nuk më duket vetja e tillë. E di që për disa njërëz jam kështu pork y nuk është faji im. Unë përpiqem që të stërvitem shumë , dhe jo vetëm në palestër. Ditët I mbush me aktivitete te ndryshme të tilla si basketbolli, volejbolli edhe noti. Ka raste kur vij nga puna shumë e lodhur dhe nuk e përballoj dot palestrën, por këto sporte më ndihmojnë. Gjithashtu kujdesem për produktet ushqimore që konsumoj. E rëndësishme është që ato të jenë të shëndetshme" ka perfunduar Shakira. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]