Rita Ora refuzon të bëhet pjesë e X-Factor
Këngëtarja me origjinë shqipëtare Rita Ora ditën e djeshme u fotografua në Los Angelos, dhe e para gjë që na erdhi ne mendje ishte se ajo po bëhej gati për të firmosur ndonjë kontratë të re, por sipas një burimi kjo gjë nuk ka ndodhur. Ritës i është ofruar që të bëhet pjesë e jurisë së X-Factor dhe ajo ka refuzuar. Këtë kërkese sigurisht që ja bëri themeluesi i konkursit të zërave më të mirë, Simon Cowell. Mund të themi se kjo ka qenë një mundësi e artë për 23 vjecaren, e cila për një arsyje shumë të forte e ka refuzuar.Burimi i lartpëmendur ka thënë se arsyeja përse Rita mori një vendim te tilë është pikërisht karriera e saj muzikore. Duke u bërë pjesë e jurisë së X-Factor ajo nuk do të ketë kohë që të merret me këngët e reja. Duket se ajo ka marr mësim nga eksperienca e Demi Lovatos dhe e shumë kolegeve paraardhëse të cilat pasi janë angazhuar me X-Factor, nuk kanë publikuar asnjë këngë të re për një kohë të gjatë. Nqs krijuesja e hitit "Hot Right Now" do të kishte pranuar këtë ofertë, do të ishte shpërblyer me shumën prej 1 milion dollarëesh.Janë kontakuar dhe personat përgjegjës te X-Factor por ata e kanë mohuar këtë gjë duke thënë se Simon nuk i ka bërë asnjë ofertë Ritës. Tashmë duhet që të presim deklaratën e këngëtares, e cila do të tregojë se cfarë ka ndodhur në të vërtetë.