Robin Thicke ribashkohet me bashkëshorten

Këngëtari I njohur Robin Thicke , mësohet se nuk do të divorcohet nga bahskëshortja e tij Paula Patton, pasi kjo e fundit vendosi që t`I jap një mundësi tjetër. Gjithcka nisi pasi këngëtari filloi të flirtonte me femra të tjera, pas shpines së aktores, dhe si një person I njohur që është fotografët publikuan foto të ndryshme, duke I kthyer këto flirtime në skandale publike. Pas zënkave të shumta, Paula së bahsku me djalin e tyre 3 vjecar Julian, u shpërngulën për ne një rezidencë tjetër duke I kërkuar Robin divorcing , por sipas redaksisë së njohur te lajmeve TMZ, ata janë rikthyer sërsih bashkë.Robin bëri të pamundurën që ta fitonte sërsih bashkëshorten e tij prej 9 vitesh. Ai nisi që t`I dedikonte asaj këngë të ndryshme nëpër koncertet e tij, I telefononte shpesh dhe I dërgonte lule në shtëpi disa here në ditë. Këto dhe shumë mënyra të tjera mesa duket kanë qenë productive . Në një intervistë që ata dhanë pak kohë më parë për revistën prestigjoze 'People' thane :"Gjithneje do ta duam njëri tjetrin, si dy miq të mirë. Kemi vendosur që të ndahemi dhe ky është një vendim I përbashkët."Por një burim ka thënë për TMZ, se Paula do t`I jap Robin një mundësi tjetër . Gjatë gjithë kësaj kohe që ata kanë qenë të ndarë, ai ka bëre të pamundurën të mos dështojë në rolin e tij si një baba. 37 vjecari I telefononte cdo ditë edhe përse ishte I ngarkuar me turin e tij të koncerteve, si dhe e takonte sa herë që të mundej.