Victoria Beckham gjeniale, punon dhe stërvitet
Një ndër femrat më te pasura dhe më të njohura në bootë sic është Victoria Beckham, ka vendosur që të tregojë se cfarë bën ajo për të mbajtur trupin në formë dhe përse jo të jap disa këshilla për femrat njësoj si ajo, me shumë angazhime profesionale . Me anë të një fotografie që ka postuar për milliona ndjekësit e saj në twitter, arrijmë që të dalim në përfundimin, se Victoria është ngjitur në piedestalin ku ndodhet me shumë punë. Ajo shfaqet në zyrën e saj e veshur me një palë taka të larta, mbi një pistë vrapi. Bashkëshortja e David Beckham ndërkohë që stërvitet, është duke punuar në një tavolinë e cila ndodhet mbi pistë.Mbi këtë fotografi ajo kishte shtuar dhe një mbishkrim ku thuhej :"Cdo zyrë duhet që ta ketë një të tille. Kjo është gjeniale, të punosh dhe të stërvitesh." Natyrisht që kjo nuk është dicka e thjeshtë për të , pasi mbi të gjitha Victoria duhet te përmbush detyrat e saj si nëna e Brooklyn, Romeo , Cruz dhe Harper, por dhe si bashkëshortja e ish futbollistit David Beckham.Gjithashtu në një intervistë të dhënë më parë ajo ka thënë se vrapon 6 milje në ditë. Përsa I përketë rolit të saj si një dizenjatore, Victoria Beckham jo shumë kohë më parë tregoi koleksionin e ri në Paris Fashion Week. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]