Russell Brand do të jetojë 6 muaj në Indi

Ai është një ndër humoristët më të njohur britanik por njëkohësisht dhe ish bahskëshorti I këngëtares së njohur Katy Perry. Russell Brand asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të bërë yoga, ose sa I dhënë është pas traditave të lashta Indiane. 38 vjecari shpesh është cilësuar dhe si një person I fiksuar , pas Indisë, por këtë gjë kemi arritur që ta vërtetojmë plotëesisht. Mësohet nëpërmjet miqve të tij se , Britaniku po planifikon që të blejë një shtëpi në Indi por jo vetëm. Plani I tij përfshin dhe jetesën për 6 muaj të vitit në këtë vend.Sigurisht që kjo do ta dëmtonte karrierën e tij personale, por sipas burimit kjo gjë nuk I intereson aspak atij. Burimi pohoi :"Të gjithë e dijnë se sa I dhënë është ai pas Indisë. Rusell I ka thënë miqve se dëshiron që të blejëe nje shtëpi dhe të jetojë për 6 muaj të vitit, pasi dëshiron që të jetë më afër shpirtrave. Përvec kësaj ai mezi prêt që të fillojë të vizitojë vende të reja të Indisë."Russell Brand dhe Katy Perry gjithashtu janë martuar në Indi , por vetëm pas 14 muajsh kuptuan se asgjë mes tyre nuk po funksiononte, prandaj u ndanë, por divorci u finalizua në vitin 2012. 29 vjecarja gjithashtu e ka shitur rezidencën që ata blenë në Hollywood Hills, për të jetuar së bashku.