Johnny Depp është shfaqur me të fejuarën e tij Amber Hard në tapetin e kuq
Aktori i famshem Johnny Depp ështe shfaqur së fundmi me të fejuaren e tij të njohur Amber Hard në tapetin e kuq. 50 vjecari ka pozuar shume krenar përkrahë aktores e cila asnjeherë nuk e ka mohuar se është biseksuale. Cifti ishin te ftuar në Texas Film Awards , dhe të dy u pane kryesisht të veshur me ngjyra të errta. 27 vjecarja dukej e mrekullueshme me unazën e saj të fejesës, e cila përpara pak kohësh u mësua se ka kushtuar plotë 100.000 dollarë.Ende nuk dihet me saktësi, por sipas disa burimeve cifti shume shpejt do të lidhin jetët e tyre me martesë. Kur Amber ështe pyetur për jetën e saj personale, ajo ka thënë: "Nuk dëshiroj që të flas për jetën time personale , unë jam një aktore, jo dhe nuk dua që jeta ime të përflitet. "Njësoj si Amber ashtu dhe Johnny i cili prej shumë kohësh nuk ka pranuar që të intervistohet, tregohet i rezervuar kur bëhet fjalë për marrëdhënien që ka me yllin e shumë filmave.Sipas një burimi ylli I filmit "Piratët e Karaibeve" , shumë shpejt do t'i vërë ishullit të tij emrin e Amber Heard. Edhe kjo e fundit mund të themi se e ka arritur qëllimin e saj për të zëne vendin që i takon në jetën e aktorit. Shpesh Amber vihet re e shoqëruar nga fëmijët që Johnny ka me Vanessa Paradise. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]