Simon Cowell "Kam lindur per te qene nje baba"
Datën 14 shkurt ai u bë baba për herë të parë në moshën 54 vjecare, por Simon Cowell i cili i trembej rolit të prindit, duket se tashmë ka nisur që t'i pëlqejë kjo gjë, madje ka thënë se është i lindur për te qenë një baba. Nuk mund të harrojmë intervistat që ai ka dhënë më parë ku shprehej :"Unë nuk mendon se do të jem një baba i mirë. Kjo është dicka që nuk e kam bërë asnjëherë më parë. Unë tymos duhan dhe konsumoj alkol, një baba I mirë nuk mund të jetë kështu." Por në një intervistë të dhënë së fudnmi ai e ka cilësuar veten si neje prind perfekt.Sic dihet pak javë më parë në jetë erdhi djali I tij I vogël I quajtur Eric njesoj si gjyshi i tij i ndjerë, dhe Simon është shprehur se është shume i dhënë pas të birit. Në nje intervistë që aid ha për Terri Seymour , e cila ka qenë dhe ish e dashura e tij ka thëenë :"Unë kam lindur për të qenë një baba. Fillimisht I trembesha kësaj ideje dhe i kam thënë Lauren: Po sikur mua të më pëlqejnë më shumë dy qentë e mi se sa djali , cfarë të bëj ?! dhe ajo më tha se gjithcka do të shkonte mirë. ""Ndërsa nëna ime është e cmendur pas Eric . Kur mori vesh lajmin se ai erdhi në jetë ja ka thënë të gjithevë dhe vjen shpesh që ta takoj. Me pëlqen fakti që ai quhet Eric njësoj si im at , sa herë që e shoh më vjen në mendje ai." Ka përfunduar Simon I cili së shpejti do të nis dhe sezonin e ri , të konkursit te zërave më të mirë X-Factor. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]