Arrestohen dhjetëra protestues në Armeni
Qindra persona kanë rrethuar Ministrinë e Financave në Erevan të Armenisë për të kundërshtuar reformat e reja rreth pensioneve në këtë vend.Policia ka arrestuar dhjetëra demonstrues gjatë ditës së sotme.Protestuesit kërkonin anulimin e ligjit për kursimet e pensionit të detyrueshëm, ligji cili ka hyrë në fuqi në muajin janar.Sipas ligjit të ri, qytetarët e lindur pas vitit 1974 duhet të kontribuojnë me nga pesë për qind të pagës së tyre mujore ndërsaa me pesë për qind do të kontribuonte qeveria.Gjykata kushtetuese e Armenisë e ka pezulluar përkohësisht këtë ligj pasi mijëra njerëz ishin ngritur në këmbë për ta kundërshtuar atë.Pavarësusht pezullimit nga ana e gjykatës, protestuesit thanë të martën, se 5 për qind vazhdon të iu mbahet në pagat e tyre.