John Kerry në Jordani, diskuton për paqen në Lindjen e Mesme

Sekretari Amerikan i shtetit John Kery, ka mbërritur në qytetin jordanez Aqaba për të diskutuar me mbretin e Jordanisë Abdullah për paqen në lindjen e mesme.Ndonëse vizita nuk ishte paralajmëruar, Kery shfaq shpresën që do të arrihet një marrëveshje paqësore nga fundi i prillit mes Izraelit dhe palestinezëve.Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, tha gjatë javës në Uashinton se shteti i tij është i gatshëm për marrëveshje me palestinezët, por këta të fundit sipas tij, duhet së pari të njohin Izraelin si shtet hebre dhe të heqin dorë nga kërkesat për kthimin e refugjatëve palestinezë.