Japonia dhe SHBA: Aksionet e Rusisë rrezikojnë paqen botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2014, 13:35
Situata midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të mbetet në fokusin e liderëve në mbarë botën. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka biseduar me kreun e qeverisë japoneze Shinzo Abe pikërisht për ngjarjet në Ukrainë.Pas bisedes së tyre, Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa prej konkluzioneve të arritura nga ky diskutim.Të dy liderët konsiderojnë se veprimet e Rusisë përbëjnë rrezik për paqen dhe sigurinë botërore. Për më tepër ata kanë theksuar rëndësinë që të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës.Presidenti Obama dhe kryeministri japonez Abe u angazhuan të punojnë se bashku me partnerët e tjerë të grupit G7 dhe të këmbëngulin që Rusia t'i respektojë detyrimet ndaj sovranitetit të Ukrainës.