Turchynov: Referendumi në Krime, i paligjshëm
Presideni në detyrë i Ukrainës, tha sot se referendumi i planifikuar nga parlamenti pro-rus në Krime, ku do të votohet për bashkimin ose jo të Krimesë me Rusinë, është i paligjshëm.Oleksander Turchinov e ka përshkruar këtë referendum si një farsë dhe një krim të organizuar nga ana e ushtrisë ruse.Gjatë një fjalimi televiziv, Turchinov tha se parlamenti ukrainas do të filloj në anën tjetër, procedurat për të shkarkuar asamblenë në Krime me qëlim që ta bllokoj referendumin.Këtë fjalim, presidenti e ka bërë pasi që në orët e paraditës parlamenti i rajonit të Krimesë në Ukrainë ka votuar për t’u bashkuar me Rusinë dhe ka shpallur referendumin për këtë çështje, i cili do të mbahet më 16 mars.Forcat vendase mbeshtetese te Moskes dhe ushtare te Rusise patrullojne rruget e qyteteve te Krimese, e cila keto ditet e fundit ka arritur nje autonomi te qenesishme nga Kievi. Referendumi i mesit te marsit do te mbahet nese Moska e pranon kerkesen e Krimese per bashkim.Dy pyetje do te shkruhen ne fletevotime: e para a e pranoni ribashkimin e Krimese me Rusine si subjekt i Dederates Ruse? Dhe e dyta: A e pranoni ruajtjen e statusit te Krimese si pjese e Ukraines.