Kriza në Ukrainë, 28 krerët e BE vendosin sanksionet e para ndaj Rusisë

Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompu, ka thënë se BE-ja do të pezulloj bisedimet me Rusinë për sa u përket vizave dhe se do të shqyrtoj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin në udhëtime, në qoftë se Rusia nuk fillon negociatat me autoritetet ukrainase.Duke folur në Bruksel, Van Rompuy, tha se bisedimet mes Moskës dhe Kievit për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, duhet të prodhojnë rezultat brenda një afati të caktuar kohor.Ai shtoi se udhëheqësit e BE-së, gjatë samitit emergjent që mbajten të enjten, ranë dakord për një seri të sanksioneve ndaj Rusisë dhe atë dule filluar ndërprerjen e bisedimeve për vizat.Van Rompuy ka shtuar se rusët mund të presin edhe një gamë të gjerë të sanksioneve ekonomike në qoftë se ky shtet edhe më tej e destabilizon situatën në Ukrainë.Edhe Shtetet e Bashkuara vendosën kufizime vizash për rusët dhe banorët e Krimesë, që siç thuhet në vendim, përbëjnë kërcënim për Ukrainën.Po ashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Presidenti Obama lëshoi një vendim ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj grupeve dhe individëve “përgjegjës për aktivitetet që minojnë proceset demokratike ose institucionet e Ukrainës”.Vendimi ekzekutiv u drejtohet zyrtarëve që kanë përvetësuar pasuri shtetërore të Ukrainës ose që synojnë të ushtrojnë pushtet qeveritar pa qënë të autorizuar nga qeveria e re e Ukrainës në Kiev.Këto sanksisone u shtohen masave të mëparshme të marra nga Shtetet e Bashkuara, si pezullimi i bisedimeve dy-palëshe me Rusinë për tregëtinë, pezullimi i takimeve të tjera dy-palëshe, si dhe pezullimi i përgatitjeve në bashkëpunim me vendet e tjerta të G-7 për takimin e G-8, që ishte planifikuar të zhvillohej në qershor në Soçi.