Forbes: Bill Gates, më i pasuri në botë

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, është i pari në listën e njerëzve më të pasur në botë, të publikuar nga revista Forbes.Në këtë listë këtë vit gjenden 1645 miliarderë në gjithë botën, që është numër rekord.Bill Gates, i cili ishte i pari në këtë listë 15 herë në 20 vitet e fundit, këtë vit ia kaloi magnantit të telekomit meksikan, Carlos Slim Helu, i cili gjatë katër viteve të fundit ishte i pari në listë.Pasuria e Gates është vlerësuar në 76 miliardë dollarë, ndërsa i dyti Slim Helu, me 74 miliardë dollarë.Më shumë miliarderë ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 492, pason Kina me 152 dhe Rusia me 111.