Churkin: Yanukovich ka kërkuar trupa ruse në Ukrainë

Rusia deklaron se presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, formalisht kishte kërkuar nga Moska vendosjen e trupave ruse për ta kthyer rendin dhe ligjin në Ukrainë.Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, këto komente i bëri mbrëmë vonë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Ai gjithashtu theksoi se Yanukovich, i cili u largua nga Ukraina në Rusi, i ka dërguar kërkesë me shkrim presidentit rus, Vladimir Putin, të shtunën e kaluar.Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë diskutimit të tyre, thanë se Rusia ka hyrë në Ukrainë me pretekst të rremë.Ky ishte takimi i tretë urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën gjatë katër ditëve të fundit.Qeveria e përkohshme e Ukrainës thotë se trupat e Rusisë ende po vijojnë të hyjnë në Krime.Rusia e kishte kërkuar këtë mbledhje teksa po ballafaqohet me kërcënime në rritje për sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.