Rasti Bolotnaja, DASH i zhgënjyer me dënimet

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të korrigjojë “padrejtësinë” e dënimit të tetë protestuesve antiqeveritarë.Të dënuarit janë arrestuar në protestat e vitit 2012 në sheshin Bolotnaja të Moskës.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja është “thellësisht e zhgënjyer” me vendimet e dhëna dhe se të dënuarit janë përballur me një gjykim të motivuar politikisht.Gjykata në Moskë ka dënuar të hënën tetë të pandehurit me burgim nga dy vjet e gjysmë deri në katër vjet.