Kriza në Ukrainë, Yatsenyuk emërohet për Kryeministër
Udhëheqësi i protestave anti-qeveritare në Ukrainë, Arseniy Yatsenyuk është zgjedhur të mërkurën mbrëma për të drejtuar qeverinë e shtetit të kapluar nga kriza. Ai do të mbajë postin e kryeministrit deri në zgjedhjet presidenciale të 15 majit.Emërimi i tij është bëri i ditur para dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.Ky shesh ka qenë epiqendër e protestave që zgjatën për tre muaj pandërprerë, dhe që kulminuan me përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych, dhe kabinetit të tij qeveritar.Emërimi i tij pritet të dërgohet të enjten për votim në parlament.Gjatë ditës protestues pro-rusë, në qytetin jugor Simferopol të Ukrainës, u përleshën me mbështetës të udhëheqësve të rinj, pro-perëndimor të Ukrainës.Gjatë incidentit që ndodhi në oborrin e një ndërtese në kryeqytetin e Krimesë, pati lëndime të lehta.Gadishulli i Krimesë ka banorë kryesisht rusisht-folës, të cilët e mbështesin Moskën, por atje ka edhe një pakicë tartare, që ka prirjen të jenë anti-ruse.Ka patur shqetësime, se Ukraina me 46 milionë banorë, mund të ndahet në dy pjesë, Lindje dhe Perëdnim, pas protestave masive që çuan në shkarkimin nga pushteti të presidentit pro-rus Viktor Yanukovych.Presidenti rus Vladimir Putin dha urdhër për zhvillimin e manovrave urgjente ushtarake për të kontrolluar gadishmërinë e trupave në rajonet qendrore dhe perëndimore të Rusisë, përfshirë zonat në afërsi të kufirit me Ukrainën.Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se manovrat do të përfshijnë forcat tokësore, detare dhe ato ajrore dhe synojnë të shikojnë gadishmërinë e tyre për të përballuar situata krize që kërcënojnë sigurinë e vendit.Demonstratat anti-qeveritare filluan në Ukrainë pasi zoti Yanukovych hodhi poshtë një marrëveshje tregtie me Bashkimin Evropian, në favor të ndihmës ekonomike nga Rusia. Javën e kaluar dhuna u shkallëzua më tej dhe u vranë dhjetra njerëz.Dje, udhëheqësit e përkohshëm të Ukrainës e shpërbënë forcën elitë të sigurisë, të akuzuar për vrasjen e protestuesve.