OKB, sirianët grupi më i madh i refugjatëve në botë
Organizata e Kombeve të Bashkuara jep alarmin pwr refugjatët sirianë. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Antonio Guterres thotë se sirianët së shpejti do të jenë popullsia me e madhe e refugjatëve në botë, duke ia kaluar afganëve.Ai tha para Asamblenë se Përgjithshme se pesë vjet më parë, pak para fillimit të luftës civile, Siria ishte vendi i dytë në botë për nga numri i refugjatëve që strehonte.Tani, fqinjët e saj u kanë dhënë strehë dhe siguri sirianëve, me një kosto që ka pasoja dramatike ekonomike dhe sociale. Guterres thotë se lufta civile në Siri ka krijuar tragjedi të tmerrshme njerëzore. Ai thotë se edhe pse sirianët janë të strehuar nga luftimet, ata nuk i kanë ikur traumave dhe pasojave psikologjike.2.4 milionë sirianë janë zhvendosur në vende të tjera për shkak të luftës civile, e cila ka nisur gati tre vjet më parë. Aktualisht janë 2.6 milionë refugjatë afganë që jetojnë në vende të tjera.Sipas organizatas së Kombeve të Bashkuara rreth 9.3 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma humanitare.