Matteo Renzi betohet si kryeministër i Italisë

Lideri i qendrës së majtë në Itali, Matteo Renzi është zgjedhur të shtunën kryeministri i ri i Italisë.Kreu i Partisë Demokratike italiane, Renzi ka bërë betimin e tij në zyrën e presidentit Giorgio Napolitano.Matteo Renzi tani do të udhëheq kabinetin e ri italian, i cili do t’i ketë 16 ministra.Javën e shkuar Renzi orkestroi një “rrebelim” brenda partisë së tij, për të larguar nga pushtetin Enrico Letta si kryeministër, pasi e akuzoi atë për dështim të ringjalljes së ekonomisë italianë.Në moshën 39 vjeçe, Renzi është kryeministri më i ri ndonjëherë i qeverisë së Italisë.