Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë: Largimi i 1000 policëve ri-shpërndarje “rutinore”

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi të shtunën se 1,000 oficer të policisë janë larguar nga puna në prag të një hetimi për korrupsion kundër aleatëve kyç qeveritar, por tha se kjo gjë është vetëm ri-shpërndarje “rutinore”.Qeveria i është vërsulur masivisht policisë dhe prokurorisë për këtë operacion anti-korrupsion që nisi më 17 dhjetor të vitit të kaluar, dhe në objektiv ishte rrethi i afërt i kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.“15,000 policë i ishin nënshtruar një riorganizimi vitin e kaluar, kurse këtë vit kjo shifër ka arritur në vetëm 5,000 policë. Vetëm 1,000 prej tyre ndërlidhen me ngjarjet e 17 dhjetorit”, është shprehur  Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala.Ala ka shtuar se oficerët e policisë e prekur nga ky riorganizim nuk janë “shkarkuar” nga puna, por janë “caktuar” në poste të tjera, që është pjesë e “proçedurës rutinore”.Skandali i korrupsionit paraqet një prej sfidave më të mëdha që Erdogan është përballur gjatë 11 vjetëve në pushtet, dhe atë para zgjedhjeve komunale që zhvillohen muajin e ardhshëm.Erdogan fajëson përkrahësit e ish-predikuesit mysliman Fethullah Gullen në polici dhe gjyqësor, se po veprojnë si “shtet brenda shtetit” dhe po nxisin hetime anti-korrupsion në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë.