Renzi vijon bisedimet për qeverinë, të shtunën do prezantojë emrat e Ministrave të rinj
Kryeministri i ri i Italisë, Mateo Renci, po vazhdon përpjekjen për të mbledhur lojtarët kyç të forcave politike në vend për të formuar qeverinë e re, ndërsa pritet të raportojë tek Presidenti i vendit Napolitano për rezultatet e bisedimeve.Ai gjithashtu njoftoi se është duke ndërtuar një program për reformat konkrete që nisin nga shkurtimet për shpenzimet e politikës, e deri tek reformat në sistemin e drejtësisë.Të shtunën sipas Rencit do të bëhet publike lista e Ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë së tij, ndërsa të hënën do të kërkohet votëbesimi nga parlamenti italian.Deklarata është bërë nga vetë Renci pas takimit të fundit me liderin e “Lëvizjes 5 Yjet”, Bepe Grilo. Më parë ai ishte takuar me krerët e grupit të Partisë Demokratike si dhe me delegacionin e Forca Italia-s që drejtohej ngë Berluskoni.Kavalieri është shprehur i kënaqur që ishte takuar me një Kryeministër që ishte sa gjysma e moshës së tij, por pavarësisht kësaj Forca Italia do të jetë pjesë e opozitës.Tani Rezit i duhet të zgjidhë dhe çështjen e lënë pezul me Qendrën e Re të Djathtë, ku sipas zërave pritet ti ofrojë postin e Ministrit të Ekonomisë liderit të kësaj partie, Anxhelino Alfano.