Lideri për pavarësi i Skocisë kritikon qeverinë britanike

Lideri për pavarësi i Skocisë, Alex Salmond, ka tërhequr vërejtjen se bizneset në gjithë Britaninë do të paguajnë nëse Skocia përjashtohet nga unioni monetar, në rast se voton për të shpallur pavarësinë.Salmond, që është edhe ministër i parë i Skocisë, sot me këto komente i është përgjigjur ministrit të financave të Britanisë, George Osborn, i cili javën e kaluar ka përjashtuar marrëveshjen për monedhë.Osborne tha se Skocia duhet të largohet nga përdorimi i monedhës britanike, nëse voton për pavarësi në referendumin më 18 shtator.