Situata e tensionuar në Ukrainë, ndërkombëtarët thirrje për zgjidhje paqësore

Ndërkohë që numri i të vrarëve në Ukrainë vazhdon të rritet, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur "shqetësim të madh" për dhunën atje dhe i kanë bërë thirrje presidentit Viktor Janukoviç që të ulë tensionet dhe të zhvillojë bisedime të menjëhershme me opozitën. Sipas njoftimeve të fundit të paktën 21 vetë janë vrarë, përfshirë policë dhe civilë në Kiev.Shtëpia e Bardhë thotë se nënpresidenti Joe Biden ka përdorur fjalë të forta në një bisedë telefonike me presidentin Janukoviç të zhvilluar gjatë ditës në të cilën kryeqyteti ukrainas është përfshirë nga dhuna.Nënpresidenti Biden ka shprehur "shqetësim të madh" dhe i ka kërkuar presidentit Yanukovych të tërheq forcat qeveritare dhe të ushtrojë përmbajtje maksimale.Ndërsa Shtetet e Bashkuara e dënojnë dhunën nga secila palë, Biden tha se qeveria e Ukrainës mban përgjegjësi të veçantë për të uljen e tensioneve.Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Nënpresidenti Biden nënvizoi nevojën "urgjente për dialog të menjëhershëm me udhëheqësit e opozitës për të trajtuar shqetësimet legjitime të protestuesve dhe për të dalë me propozime serioze për reforma politike."Nderkaq liderët evropianë kanë tërhequr vërejtjen se mund ta shqyrtojnë çështjen e imponimit të sanksioneve kundër Ukrainës, pas përleshjeve të mbrëmshme vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveri.Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i tha parlamentit se ai do të bisedoj me shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-s, gjatë ditës së sotme, për të kërkuar ndërmarrje të sanksioneve.Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se Gjermania dhe 27 partnerët e tjerë të BE-së mund ta shqyrtojnë përsëri hezitimin e mëparshëm për imponim të sanksioneve kundër individëve të ndërlidhur me goditjen kundër protestuesve në Ukrainë.Ambasadori i Gjermanisë në Francë i tha radios franceze se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, mund të diskutojnë për vënien e sanksioneve, në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve, sot më vonë gjatë ditës.Ministri i jashtëm suedez, Carl Dildt, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, për gjakderdhje, duke thënë se Yanukovich ka “gjak në duart e tij”.