Shembet ndërtesa në Korenë e Jugut, 8 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2014, 08:20
Të paktën tetë studentë gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë mendohet se janë plagosur pas shembjes së një ndërtese në qytetin Gyeongju të Koresë së Jugut mbrëmjen e së hënës.Rreth 450 studentë të gjuhëve të huaja ishin mbledhur në ndërtesë për një sesion orientimi në kohën kur ajo u rrëzua.Shumë nga studentët arritën të dalin nga ndërtesa. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për persona të tjetë që mendohet se janë bllokuar.Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë shprehur hamendjen se shembja mund të jetë shkaktuar nga pesha e borës së madhe në çatinë e ndërtesës.