Avioni i rrëmbyer nga Etiopia ulje të detyruar në Zvicër, në pranga pengmarrësi
Një avion Boeing 767 i linjës nga Adis Abeba(Etiopi) në Romë(Itali) u njoftua se ishte rrëmbyer. Avioni u detyrua të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Gjenevës në Zvicër. Policia zviceriane konfirmoi se ka arrestuar rrëmbyesin dhe situata është nën kontroll.Sipas zëdhënësit të aeroportit të Gjenevës, Bertrand Stampfli, udhëtarët e këtij fluturimi kanë nisur të zbresin nga aeroplani.Fluturimi i avio-kompanisë Ethiopian Airlines, ishte nisur të dielën mbrëma nga Addis Abeba, ndërsa destinacion kishte qytetin e Romës.Mirëpo, avioni ishte detyruar që të ndërroj kursin dhe të vazhdojë për në aeroportin e Gjenevës, ka lajmëruar Ethiopian Airlines.“Të gjithë pasagjerët, dhe ekuipazhi janë mirë”, thuhet në njoftimin e kësaj avio-kompanie.Të gjithë fluturimet e tjera për në aeroportin e Gjenevës, janë anuluar, njofton televizioni zviceran.