Victoria Beckham vrapon 6 milje, nuk depilon këmbët asnjeherë

Bashkëshortja e futbollistit të njohur David Beckham , Victoria sapo ka dhënë një intervistë për revistën 'Allure' e cila do të publikohet gjatë muajit Mars. Fillimisht ajo ka realizuar një set fotografik ku si gjithnjë shfaqet tejmase serioze. Ndërsa në fotografinë e kopertinës aparati fotografik ka fokusuar vetëm fytyrën e 39 vjecares. Në intervistën që ajo ka dhënë ka ndarë me mbështetësët e saj disa nga këshillat e bukurisë. Një ndër to ishte dhe sekreti I trupit ,pavarësisht se është nëna e 4 fëmijëve nuk mund të mohojmë se Victoria shquhet për format e saj trupore."Unë vrapoj 4 milje cdo ditë. Është dicka për të cilën duhet gjetur kohë por kështu arrij që të mbaj trupin tim në formë" ka thënë Victoria. Ajo gjithashtu ka përmendur dhe një këshillë që I ka dhënë mikja e saj prej Vitesh Eva Longoria . Victoria ka pranuar se ajo asnjëherë nuk depilon këmbët, pasi ka përdorur lazerin për t`I hequr. Këtë sugjerim nga aktorja latine , Victoria e ka konsideruar dhe si një nga këshillat më të mira që ajo I ka dhënë. Ajo nuk ka humbur rastin qe të flas edhe për jetën e saj. Sic dihet fillimin e këtij viti Victoria së bashku me familjen janë shpërngulur për të jetuar sërish në Londër."Periudha që unë kam jetuar në Amerikë ka qenë një ndër më të bukurat për mua. Kuptova se një femër kishte po aq mundësi sa një mashkull për të bërë karrierë. Por nuk mund të mohoj se dhe në Londër jam shumë e lumtur . "pohoi Victoria. Nëna e Brooklyn, Romeo , Cruz dhe Harper është një dizenjatore veshjesh, por më parë ka thënë se do të nis të dizenjojë këpucë si dhe të brendshme për meshkuj. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]