Prince Jackon feston 17 vjetorin

Ai eshtë djali me i madh i familjes Jackson, i cili kohët e fundit ka arritur që të jetë në qendër të vëmendjes me romancën e tij me Remin, kjo e fundit ishte princesha e Kuwaitit.Por duke qenë se që nga muaji tetor i vitit të kaluar ata nuk janë shfaqur së bashku ne publik, kjo gjë na ka bërë të mendojmë se mbase i kanë dhënë fund romances së tyre.Pasi janë shkrepur disa fotografi kjo gjë bëhët akoma dhe më e besueshme per ne. Prince Jackson ka festuar ditën e sotme 17 vjetorin e tij dhe jo përkrah të dashurës së tij Remi me të cilën ka ndarë nje romancë për plot 7 muaj.Së fundmi Prince tashmë 17 vjeç është parë përkrah me nje vajze tjetër, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur.Ata kishin vënë duart tek beli i njëri-tjetrit dhe pjesën më të madhe të kohës kanë ecur në ketë mënyrë. Identiteti i vajzës së re, e cila qëndroi për një kohë të gjatë e buzëqeshur ende nuk është bërë i ditur.Përsa i përketë ditëlindjes së tij, Prince nuk ka harruar t`i dedikojë disa rreshta mbretit të popit Michael Jackson, i cili është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare në vitin 2009. Prince shkroi në twitter:"Gjithçka që kam sot e kam falë teje. Isha me fat që pata mundësinë te jetoja pranë teje, legjende i cili me ka mësuar që të vlerësojë gjithçka që kam, të jem mirënjohës dhe të falenderoj" .Më pas Prince ka postuar dhe nje fotografi ku ai shfaqet sëbashku me Michael, por në një moshë shumë të re.