Nicole Scherzinger nuk do të jetë më pjesë e X-Factor

Ajo fillimisht është bërë e fashme si anëtarja e grupit 'Pussycat Dolls' dhe më pas ka arritur që të jetë e suksesshme pasi ka publikuar e vetme një sërë këngësh të kthyera në hite , tek këto ne mund të rendisim 'Wet', bashkëpunimin me raperin 50 cent 'Right There' e shume te tjera. Nicole Scherzinger arriti që të bëhej akoma dhe më e njohur dhe e dashur për audiencën pasi u përzgjodh nga themeluesi i konkursit të zërave më të mirë X-Factor, Simon Cowell për të qenë pjesë e jurisë. Ajo u dallua për vendimet e saj të drejta, por tashmë përfaqësuesi i saj ka arritur që të jap një lajm i cili nuk do t`i pëlqejë aspak fansave të këngëtares.Nicole ka vendosur që të mos jetë më pjesë e jurisë së X-Factor, arsyeja përse është e thjeshtë. Ajo dëshiron që t`i përksuhtohet sërish karrierës së saj artistike. Sic dihet vitin e kaluar këngetarja nuk i ka kushtuar kohën e nevojshme muzikës, për shkak të angazhimeve të shumta që ka patur , duke qenë pjesë e konkursit të zërave më të mirë. Por tashmë Nicole po mendon që t'i rikthehet sërish publikimit të këngëve hite.Në një deklaratë të dhënë përfaqësuesi i 35 vjecares pranoi se ky vendim nuk është pëfundimtar, pasi ajo është ende duke biseduar me producentët e X-Factor. Por ky do të ishte një zhgënjim shumë i madh per Simon pasi ai e ka mbështetur të dashurën e Lewis Hamilton, për një kohë të gjatë. Përsa i përketë jetës së saj personale, mund të themi se mess a dhe 29 vjecarit gjithcka po shkon si mos më mirë, ata janë rikthyer sërsih bashkë, dhe janë shfaqur të lumtur. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]