Jennifer Lopez "Joshese" gjatë xhirimeve të klipit
Ditën e djeshme u publikuan fotografi të këngëtares Jennifer Lopez e cila është duke xhiruar klipin e saj më të ri në bashkëpunim me Pitbull, dhe quhet 'We Are One' Ola Ola. Por lajmi i mirë është se kjo këngë e cila njësoj si dy bashkëpunimet e tyre të tjera, pritet që te kthehet në një hit do të përdoret si kolonë zanore për Kampionatin Botëeror 'Brazil 2014.' Në fotografitë e shkrepura së fundmi ajo shfaqet në një jaht më joshëse se kurrë.Pavarësisht moshës 44 vjecare përsëri Jennifer ka arritur që të lërë të gjithë pa fjalë jo vetëm me linjat për tu patur zili, por dhe me performancën e saj.Ajo shfaqet pranë disa djemve më të rinjë në moshë se ajo të cilët janë model. Jennifer Lopez ishte e shoqëruar dhe nga i dashuri i saj prej vitesh Casper Smart, por nga footgrafia e publikuar ai nuk duket aspak në humor. Pavarësisht gjithckaje askush nuk do të ndihej rehat duke parë të dashurën e tij , të kthehej në qendrën e vëmendjes për djem të tjerë model. Në përfundim cifti ju rikthye normalitetit dhe të kapur përdore dolën nga jahti. Jennifer u pa e veshur thjehstë me një palë tuta dhe bluzë të lirshme.Por edhe përse është një femë e njohur, ish bashkëshortja e Mark Anthony, një aktore e suksesshme dhe një këngëtare që dallon me vokalin e saj përsëri ajo nuk harron se mbi të gjitha është një nënë. Pasi përufundoi xhirimet për atë ditë u panë dy truprojat me fëmiejet e saj binjakë përdore. Max dhe Emme te cilët datën 22 të këtij muaji do të festojne 6 vjetorin e tyre, janë fëmiejet që ka Jennifer nga martesa me Mark Anthony. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]