Fejohet këngëtarja Christina Aguilera
Këngëtarja e njohur Christina Aguilera është fejuar dhe ky është nje lajmë shumë i mirë për të.Ditën e djeshme , daten e shënuar për të dashuruarit ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me producentin e filmave Matthew Rutler. Cifti kanë nisur romancëne tyre tre vitë me parë, menejeherë pasi ajo u divorcua nga ish bashkëshorti. Gjithcka Christina e ka bërë të ditur me anë të një fotografie që ka postuar në Twitter ku shfaqeshin dy duart e tyre dhe ajo që binte në sy në mënyrë të menjëhershme ishte unaza e fejesës së saj prej diamantesh.Mbi këtë foto duke dashur që të shpjegojë se cfarë kishte ndodhur ajo kishte shtuar dhe një mbishkrim ku thuhej: "Ai më propozojë për fejesë dhe unë i thash PO." Sigurisht urimet e mira nga ndjekësit e saj kanë qenë të panumërta. Nga shumë media kjo fejesë është cilësuar dhe si ironike pasi ka ndodhur menjëherë sapo këngëtarja dhe ish bashkëshorti kanë mbushur 3 vite nga finalizimi i divorict të tyre. Më parë Christina Aguilera e cila është dhe nëna e një djali 6 vjecar te quajtur Max, ka qenë e martuar me Jordan Bratman.Cifti janë ndarë në muajin tetor të vitit 2010, ndërsa në muajin nëntor ajo nisi menjëherë një lidhje me Matthew. Ata janë takuar gjatë xhirimeve të filmit "Burlesque", dhe Christina ndihej e shkatërruar nga ajo që kishte ndodhur me martesëne saj , por Matthew e ka ndihmuar duke i qëndruar pranë. Një burim i afert me ciftin ka dhënë një deklarate për revisten e njohur "People" ku ka thënë: "Matthew dhe Christina janë shumë entuziast për hapin tjetër që do te hedhin." [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]