Polemika mbi fustanin e Michelle Obamës (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2014, 09:58
Para mbrëmjes gala në Shtëpinë e Bardhë të shtruar nga Presidenti amerikan Barack Obama, për nder të kolegut të tij francez François Hollandë,kanë shpërthyer polemikat lidhur me fustanin që mbante veshur Michelle Obama.Në mënyrë të veçantë, fustani i saj u vu në qendër të vëmendjes për shkak të çmimit të tij dukshëm të kripur. Fustani i saj i dizenjuar nga stilistja Carolina Herrera, është një kombinim perfekt i ngjyrës blu dhe të zezë, por për shkak të origjinalitetit të tij kap një çmim prej 12 mijë dollarësh.Edhe pse fustani nuk kishte asnjë dekolte të tepruar apo ndonjë transparencë të sikletshme, mbi Michelle nuk munguan aspak kritikat, pasi çmimi i fustanit të saj u komentua si tejet i tepruar për një rast të tillë.