Mariah Carey publikon këngën në të njëjtën ditë me Nicki Minaj
Këngëtarja e njohur Mariah Carey dhe krijuesja se shumë hiteve në rrymën muzikore hip hop Nicki Minaj është vënë re se nuk kanë ndonjë admirim për njëra tjetrën. Gjithcka mes trye ka nisur pasi ishin përzgjedhur për të qenë anëtare në panenin e jurisë së 'American Idol'. Mariah dhe Nicki kanë patur shpesh diskutime, të cilat sa vinin bëheshin akoma dhe më serioze. Por edhe përse 'American Idol' përfudoi përsëri ato vazhdojnë që të mos shkojnë mirë . Së fundmi Mariah Carey ka dhënë një intervistë ku ka pranuar se për të Nicki Minaj as që ekziston. Dhe këtë gjë e konfirmoi me bindje të plotë pasi Nicki ka publikuar këngën e saj të re në të njëjtën ditë me Marian.Në intervistën e dhënë ajo u pyet lidhur me mosmarrëveshjet që ajo dhe Nicki kishin patur kur ishin anëtare të jurisë, por duke dashur që t'i përgjigjet pyetjes duke mos përmendur emrin e saj ,krijuesja e hitit 'Beautiful' u shpreh: "Unë isha një profesioniste e vërtetë në 'American Idol'. Kjo është gjithcka që kam për të thënë. Unë jam zgjedhur e para për të qenë në panelin e jurisë." Kur u pyet nqs po mendonte që t'i jepte fund këtyre mosmarrëveshjeve të hershme me të, Mariah tha pasi u përmend emri i Nicki :"Kush është kjo ? As që e kujtoj. Për personat që nuk me pëlqejnë unë i fshi nga kujtesa ime ."Këngëtarja 43 vjecare disa orë më parë ka hedhur në treg këngën e saj të re të quajtur 'You Are Mine', dhe ne epo të njëjtën kohë Nicki lajmëroi me anë të nje statusi në twitter se është publikuar kënga e saj 'Lookin Ass Nigga'. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]