Ashley Benson jo shumë e lumtur për Shën Valentin!

Ylli i shumë filmave, Ashley Benson, nuk është parë në një formë të mirë për këtë ditë të shënuar per te dashuruarit. Ajo është fotografuar perkrah të dashurit të saj, Ryan Good, me te cilin ndan nje romance prej kohësh.24-vjeçarja nuk u pa të qëndronte e buzëqeshur, siç jemi mesuar ta shohim zakonisht. Ajo ështe fotografuar në një restorant së bashku me Ryan dhe më pas ata kanë vazhduar rrugën për në shtëpi.Ryan Good i përket moshës 29-vjeçare dhe është stilisti i këngetarit Justin Bieber. Në një intervistë që ka dhënë ylli i filmit `Spring Breakers` nuk ka harruar që të nxjerrë në pah vlerat e të dashurit të saj.Ajo ka thënë :"Ryan është një ndër personat më të forte që kam patur fatin të njoh. Ai është shumë pozitiv dhe është i gatshëm të më qëndrojë pranë në çdo moment të jetes".Por gjërat mes tyre nuk kanë shkuar gjithnje mirë. Për një periudhë kohore ata i kishin dhënë fund romancës se nisur. Duke dashur të tregohet sa më e hapur me publikun, Ashley ka dhënë dhe një përgjigje për këtë gjë.“Unë punoj 20 orë në ditë dhe më duhet që të udhëtoj shumë. Nuk po ja dilnim dot. Mesazhet dhe telefonatat nuk mund ta mbajnë një lidhje shume jetëgjatë. Kjo ishte nje ndër arsyjet përse ne i dhamë fund. Por jam rikthyer serish me të. Jam shumë e lumtur , ai është mashkulli ideal për mua " ka thënë ylli i filmit `Pretty Little Liars`.